KreuCelebrity

Rikthehet Ledion Liço; kësaj here si Producent Ekzekutiv!

 

Nuk e dimë ende se kur do ta shohim moderatorin Ledion Liço sërish në ekran, sepse qysh prej mbylljes së “The Voice” vitin e kaluar, u duk se Liço hoqi dorë nga ekrani.

Ndonëse thashethmnajat thanë se shkak i largimit të Ledion Liccos nga Top Channel u bë një konflikt mes tij dhe Drejtorit Ben Blushi, nga ana e moderatorit nuk ka patur asnjë deklaratë. Ai thjesht u ‘zhduk’ për më shumë se një vit.
Duket se Ledioni do ta fokusojë tjetërkund vëmendjen e tij, e pikërisht në Platformën Digitalb.


Me rastin e 15 vjetorit të krijimit të kësaj platforme, Digitalb ka menduar të realizojë një speciale-dokumentar që do të shfaqet nga 9 qershori në stacionin T në Digitalb!


Kanë qenë motrat Sara dhe Lori Hoxha të cilat nëpërmjet një video, na kanë njohur me mënyrën se si do të kremtohet 15 vjetori i platformës së njohur. Ndërsa në titrat e stafit përgatitës, neva na kapi syri edhe emrin e Ledion Liccos, i cili duket se është Drejtori Ekzekutiv i këtij projekti!


Gjithsesi ende nuk janë zbuluar detaje konkrete rreth këtij projekti, ndaj gjithçka mbetet për t’u parë pas 9 qershorit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF