Prej vitesh në familjen e Ramosaj mungon babai dhe bashkëshorti. Sot e bija, këngëtarja Betariks është bërë nostalgjike dhe ka publikuar disa kujtime me të atin, nëpërmjet videosh.
Videot janë xhiruar në vitin 1995, teksa babai i Beatriks dhe Alban Ramosaj shihet duke kërcyer së bashku me gjyshen e dy këngëtarëve.
Ai u nda nga jeta në vitin 2010 dhe që atëherë në familjen Ramosaj ka përherë mall për atë që u largua nga jeta në moshë të re, pa shijuar suksesin e dy fëmijëve të tij, Beatriks dhe Alban të cilët 9 vite më parë ishin dy fëmijë të vegjël.
Me siguri i ati i sheh nga lart dhe ndihet krenar vogëlushët që tani janë kthyer në dy artistë të talentuar.