KreuCelebrity

Qyteti i Parisit po i bën homazhe Dianës në një mënyrë tejet të vecantë!!!!!  

Parisi është vendi ku princesha aq e dashur nga publiku, ndërroi jetë tragjikisht 31 gushtin e vitit 1997 në një aksident me makinë. Që prej asaj dite te kobshme, kanë kaluar më shumë se 20 vjet, por dhimbja që pushtoi Britaninë e Madhe e mbarë botën për humbjen e parakohshme të saj nuk është fashitur ende plotësisht.

Sot, kryeqyteti francez kërkon t`i bëjë Dianës homazhet e tij në një mënyrë mjaft të vecantë: mësohet se është planifikuar që sheshit mbi Pont de l’Alma t`i ndryshohet emri dhe të quhet “Place Diana,” duke shënuar kështu përgjithmonë vendin ku ndodhi përplasja fatale e duke përjetësuar kujtimin e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF