Një lajm i hidhur ka trishtuar familjarët, miqtë, e dashamirësit e Muhamet Lika, i cili fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare.
Lika është aktor i njohur i humorit, i cili së bashku me grupin artistik “Parodistët e Vlorës” ku ai ka bërë pjesë për më shumë se tri dekada, ka bërë publikun të qeshi gjatë gjthë karrierës së tij.
Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësht për shkak të problemeve me zemrën. Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte.
Katër parodistët Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve!