KreuCelebrity

Lian bën 3 vjeç; mami Vesa emocionon me dedikimin!

Në familjen e Vesa Lumës dhe Big Basta sot ka festë; kjo sepse vogëlushi i tyre Lian feston ditëlindjen e tij të tretë.
Me siguri prindërit e të voglit kanë menduar një festë për 3 vjetorin e tij, por fillimisht mami Vesa i ka dedikua atij një urim me fjalë zemre në rrjetin social instagram.


“Ëngjëlli im mbushi 3 vjeç sot. Urime ditëlindjen Liani im, jeta ime. Faleminderit zot për këtë mrekulli që më ke fal. Jam nëna më e lumtur në botë. Të kesh shëndet, fat dhe lumturinë e kësaj bote”, ka shkruar Vesa, krahas fotot ku shfaqet me djalin e saj, të dy tepër të lumtur.

Vetëm para pak kohësh, këngëtarja shqiptare u kthye nga Zelanda e Re në Shqipëri ku ka vijuar me karrierën e saj artistike.
Kujtojmë se ajo gjithashtu publikoi këngën më të re me titull ‘S’paska qenë e shkrume’ në bashkëpunim me Denik Prizreni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF