Ndonëse seriali i shumëpërfolur përfundoi para një jave, duket se jehona e Game of Thrones ende ndihet, madje deri edhe tek familja mbretërore britanike.
Në daljen e saj të fundit, Kate Middleton e veshur me një fustan të gjatë me lule, kishte realizuar në flokë një model gërshet, duke na kujtuar të gjithëve flokët e protagonistes së Game of Thrones, Emily Andreës.
Ndonëse nuk e dimë nëse modeli i flokëve të Dukeshës së Kembrixh ishte rastësi, apo në të vërtetë ajo është një fanse e serialit, por fanatikët e Game of Thrones kanë duan shumë ta besojnë se Kate është njëra prej tyre.
Shumë prej tyre duan të dinë se ç’mendim ka Middleton për mbylljen e GOT!