KreuCelebrity

Rikthehen Spice Girls, por koncerti i parë, ishte një dështim!

Rikthimi i tyre u trumpetua me të madhe; fansat mezi e prisnin turin e ri qe filloi në Dublin, por publiku mbeti i zhgënjyer nga performanca  aq sa njerëzit nisën të largohen e ta lënë koncertin në gjysëm. Vajza ishin vetëm katër kete herë, sepse mungonte Victoria Beckham e cila faktikisht, I është larguar prej kohësh muzikës për t`iu përkushtuar karrierës si stiliste.

Një tjetër gjë që ka bezdisur njerëzit ishte dhe cmimi ( I pajustifikuar) I biletës qe shkonte nga 66 deri në 146 paundë. Ishim aty, por dëgjuam vetëm ca zëra të mbytur, shkruanin disa nga fansat. “Soundi“ është shumë keq“, vazhduan të tjerë, “njerëzit rrinë ulur e nuk kuptojnë cpo ndodh`, e kjo duket, ishte një pakënaqësi e përgjithshme!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF