Ai, Sokol Balla në fillime të karrierës së tij si gazetar në moshën 21-vjeçare, dhe ai, Mustafa Nano asokohe politikan dhe diplomat në moshën 34 vjeçare: dyshen e njohur atë kohë i ka bashkuar Partia Demokratike në të cilën aderonin të dy.
Ka qenë Sokol Balla, i cili pak minuta më parë ka postuar një foto të kahershme të dy gazetarvë 25 vite më parë, ku teksa i shohim duket tejet e vështirë për t’i njohur. Gjithsesi ndonëse në pamje të parë, dy djemtë në foto duket e vështire t’i lidhësh me burrat që janë sot, shprehitë dhe mimikat në portretet e tyre janë njësoj me ato që shohim në çdo transmetim të programeve të tyre.
Aktualisht Sokol Balla është autor dhe moderator i programit “Real Story” në ekranin e Vizion Plus, ndërsa Mustafa Nano moderon programin “Provokacija” në ekranin e Abc News.



Lum Albana Osmani për shoqet që ka!

Veshjet më të bukura në amfAR 2019!

Si u bë Elhaida Dani një “fashion icon”!














