Të gjithë e njohim me emrin Meghan Markle ose prej një viti me titullin Dukesha e Sussex, por në të vërtetë emri i parë i ish-aktores së njohur është Rachel, fiks si emri i rolit të saj në serialin “Suits”.
U desh që të shihnim çertfikatën e lindjes së djalit të saj që bota të mësonte emrin e vërtetë e gruas së princ Harry.
Më 6 maj 2019 Duka dhe Dukesha i Sussex u bënë prindër për herë të parë, kur mirëpritën në jetën e tyre djalin Archie Harrison Mountbatten- Windsor, dhe në çertifikatën e lindjes së të voglit ne mësuam jo vetëm emrin e vërtetë të mamit, por edhe të babit me të cilin bota pak ose aspak është familjare.
Nëna e Archie quhet: Rachel Meghan Lartmadhëria e saj Dukesha e Sussex
Babai i Archie quhet: Lartmadhëria i tij Henry Charles Albert David, Duka i Sussex




Lum Albana Osmani për shoqet që ka!

Veshjet më të bukura në amfAR 2019!

Si u bë Elhaida Dani një “fashion icon”!













