KreuCelebrity

Me, ose pa dashje, Arilena Ara pranon se është në një lidhje

Nuk ka folur kurrë për jetën private, por si pa dashje Arilena Ara pranoi se është në një lidhje!

Këngëtarja simpatike ishte një prej të ftuarve speciale në natën e mbylljes së spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”. Ashtu si çdo i ftuar në ate program, edhe Arilena u gjen përballë ‘gazetarëve’ të vegjël të cilët bënë pyetjet e tyre.

Moderatorja Alketa Vejsiu kërkoi të dintë diçka rreth jetës private të artistes bukuroshe, dhe përgjigja e saj me apo pa dashje, sapo konfirmoi se Arilena është në një lidhje.

“A ke kërkesa për të dashur, dhe a vazhdojnë aplikimet”; e pyeti ajo

“Jo, aplikimet për ‘boyfriend’ (të dashur) janë mbyllur”; u përgjigj këngëtarja duke mos lënë  më vend për dyshime: Arilena Ara i paska ‘kopsitur’ çështjet e zemrës, sepse përndryshe pse do t’i mbyllte aplikimet për të dashur?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF