Venera Lumani ka një marrëdhënië shumë të mirë me familjarët e të fejuarit, Lindit, dhe sidomos me mamanë e tij. Por ndonëse e ndjen atë shumë pranë vetes, këngëtarja preferon ta thërrasë në emër.
“Ajo është si një nënë e dytë për mua, por e thërras në emër. Nuk e kam menduar në fakt se si mund ta quaj ndryshe. Fjala ‘vjehrrë’ më duket klishe dhe më vjen keq t’i them ‘vjehrrë’. Ajo është shumë mirë”, – tha Venera në B.E Café. Kjo është një qasje mjaft e natyrshme në fakt, dhe që bart në vetvete doza të mëdha sinqeriteti.