KreuCelebrity

I publikuan foto nudo; reagon për herë të parë artistja!

 

Këtë fundjavë në internet u publikuan disa foto nudo të Iggy Azalea, realizuar në vitin 2016 gjatë një shërbimi fotografik për kopertinën e GQ. Gjithçka ndodhi pa dijeninë e këngëtares, revistës a fotografit. Në foto, Iggy shfaqet topless dhe mban veshur vetëm një palë pantallona të shkurtra të bardha.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares e cila ka mbyllur të gjitha profilet e saj në rrjete sociale, por para se të largohej përfundimisht nga bota virtuale ajo shkroi në twitter:


“Shumë gra të tjera kanë bërë kopertina provokuese për GQ me duar që u mbulonin gjoksin a diçka të ngjashme. Më janë dukur gjithmonë kopertina të bukura dhe prandaj vendosa ta bëj dhe vetë.
Askujt tjetër s’i ishin publikuar fotot nudo pa dëshirë dhe prandaj u ndjeva komode në një set privat teksa modeloja për një revistë kaq të respektueshme. E dija që vetëm fotot ku duart më mbulonin gjoksin do të konsideroheshin për t’u printuar. S’kishte asnjë arsye që fotot të ruheshin pasi u zgjodhën ato që do të përdoreshin. Jam e habitur dhe e nevrikosur që nuk u fshinë menjëherë pas përzgjedhjes.

Sot, jam një lëmsh emocionesh negative. Ndihem e zënë ngushtë, e turpëruar, e dhunuar, e nevrikosur, e mërzitur dhe një milion gjëra të tjera. Jo vetëm sepse nuk e miratova këtë gjë – por edhe prej mënyrës së tmerrshme si kanë reaguar njerëzit.”


Ndërkohë fotografi i revistës Nino Munoz është shprehur se atij i janë vjedhur fotot dhe se pret që shumë shpejt të gjendet fajtori!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF