“Në fillim, nuk kam qenë besnik“, rrëfen pa doreza aktori legjendar, “por ajo është shpirti im binjak“!! Kirk dhe Anne Douglas bënë 65 vjet të martuar, një gjë tmerrësisht e rrallë kjo në Hollivud ( vetëm Paul Newman e Joanne Woodward kanë kremtuar 50 vjet bashkë, të cilat përfunduan kur ai vdiq në 2008-tën). Aktori I famshëm nuk e kishte pasur të lehtë ta bënte për vete në fillim: reputacioni I tij I playboy-t e kishte shtyrë Anne-n ta refuzonte dy herë, por në fund, rezultoi që ai ishte I parezistueshëm!
Thonë se një nga sekretet më të mëdha të martesës jetëgjatë është..të qeshni bashkë! Kirkut dhe Annes, kjo nuk I ka munguar asnjëherë, edhe pse sot janë të dy në karrige me rrota, të rrethuar nga dashuria e fëmijëve, nipërve e mbesave.



















