Në pamje të parë ajo duket një tip tejet moskokëçarës, por duket se edhe Ellen DeGeneres, komediania dhe moderatoria e njohur amerikane ka patur periudha të errëta në jetën e saj!
Në një nga episodet e “My Next Guest Needs No Introduction With David Letterman”; moderatorja kujtoi periudhën kur e ëma u martua me një mashkull, të cilin Ellen e quan “burrë i keq”, kohë kur DeGeneres ishte në moshën e adoleshencës.
Betty, e ëma asokohe u diagnostikua me kancer ku ju desh të hiqte njërin gji, e pikërisht në këtë moment Ellen ka përjetuar një episod të shëmtuar me njerkun e saj.
“Një ditë, kur mami s’ndodhej në qytet, më tha se kishte ndjerë një gungë në gjoksin e saj dhe se duhej të prekte dhe gjoksin tim sepse s’donte të mërziste mamin, por ishte diçka që duhet ta bënte. Më vjen inat me veten sepse isha shumë e dobët që ta kundërshtoja – isha 15 a 16 vjeçe,” pranon Ellen. Vërtet është një histori e tmerrshme dhe po e tregoj me detaje vetëm që vajzat që po më dëgjojnë të mos lejojnë njeri t’i trajtojnë ashtu.”: tregoi moderatorja



















