KreuCelebrity

FOTO/ Dalin pamje të reja nga dasma e motrës së Grida Dumës

 

Fundjavën e kaluar motra e vogël e politikanes së njohur Grida Duma i dha fund beqarisë nëpërmjet një ceremonie të organizuar në ambientet e Hotel Rogner.

Ndërsa nusja Geris Duma shkëlqente teksa nusëronte e veshur me të bardha, jo më pak e bukur dukej edhe ish-deputetja e PD, Grida Duma, e cila kishte veshur një fustan të gjatë të zi, ngjitur pas trupit, duke i nxjerrë në pah format trupore.

Vetëm katër ditë nga dasma, foto të reja janë publikuar nga dita e shënuar e motrës së politikanes simpatike. Në një prej fotove, Grida ka dalë pranë së ëmës, ku mund të dallojmë lehtësisht ngjashmërinë mes nënë e bijë, e qartazi kuptojmë se nga buron hijeshia e Grida Dumës.

Ndërsa për të motrën sapo ka filluar një kapitull i ri jete, siç është martesa; Grida Duma vetëm pak javë më parë i dha fund martesës së saj 22 vjeçare me ish-bashkëshortin Ilir Shqina.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF