KreuCelebrity

Anxhelina dhe Albërie Hadërgjonaj e ‘djegin’ me Kylie Jenner në ditëlindjen e mikut të përbashkët!

Tashmë e dimë që Ariel, grimieri i motrave Kardashian-Jenner është miku i ngushtë këngëtares shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj. Mbrëmjen e kaluar artisti i makeup ka festuar ditëlindjen e tij të 23-të dhe mikeshat e  ngushta i kanë përgatitur një festë surprizë në një prej klubeve të njohura në Los Angelos.

Ndër mikeshat e Arielit nuk mund të mos mungonte as Kylie Jenner, me të cilën ai ka një marrëdhënie shumë speciale, ku krahas pozicionot si grimieri i saj personal, dyshja janë edhe miq shumë të ngushtë.

Angelina, e cila është një tjetër shoqe e ngushtë e Arielit, me të cilën ai ndan edhe apartamentin në Los Angelos ishte e shoqëruar  nga e ëma  Albërie Hadërgjonaj. Festën e ditëlindjes e ka organizuar Kylie Jenner, ndërsa Anxhelina është kujdesur që Ariel të mos kuptojë asgjë, ndërsa e ka marrë mikun e saj dhe e ka ftuar të pinë diçka me rastin e ditëlindjes, duke u bërë kështu aleatja e Kyliet për ta krijuar siç duhet efektin surprizë.

Festa e ditëlindjes ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa Abëria, Anxheina, Kylie Jenner e mikeshat e tjera të Arielit e kanë ‘djegur’ në ditëlindjen e artistit të grimit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF