Këngëtari Ermal Meta ka takuar yllin botëror Sting, me të cilin ka shkëmbyer një takim të shkurtër në një eveniment ku të dy ishin pjesmarrës. Këngëtari shqiptar duket se e ka artist të preferuar britanikun e famshëm ndaj i është ofruar për t’i dhënë dorën e për të shkëmbyer një bisedë të shkurtër.
Ndërsa dyshja kanë qenë pranë njëri tjetrit, dikush ka drejtuar aparatin e telefonit për t’ju bërë një foto, ndërsa Sting i ka hedhur menjëherë dorën në qafë këngëtarit nga Shqipëria, gjë që Metën e ka surprizuar.
“Ju afrova për t’i shtrënguar dorën, por ai më vuri dorën në qafë, sepse dikush na kishte drejtuar aparatin e celularit”; ka shkruar Ermali nën foton ku shihen të dy artistët teska pozojnë të përqafuar.