Ylli i muzikës pop Selena Gomez, ka risjellë një veshje të shumë viteve më parë të yllit të kinematografisë Jennifer Aniston dhe dyshja duken kaq shumë të ngashme.
E vërtetë që në portretet e tyre vështirë se mund të gjesh ndonjë ngjashmëri, por mjaftoi kjo veshje dhe Selena me Jennifer të mos dallohen nga njëra tjetra.
Gomez do të takonte miqtë e saj dhe u fotografua në rrugë e veshur me një palë paliçeta të zeza, t’shirt të badhë, kapele të vënë së prapi në kokë, si dhe një palë syze të errëta.
Të njëjtin ‘look’ e ka patur edhe Aniston në vitin 1996 në xhirimet e “Picture Perfect”. Selena dhe Jennifer janë mike shumë të mira me njëra tjetrën e me siguri kanë shpesh edhe shije të njëjta në veshje, siç ishte edhe ky rast.



















