Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka festuar ditëlindjen e 13-të dhe ndryshe nga një festë e zakonshme ditëlindje për moshëne saj, në ‘festë’ nuk kishte as tortë, as tollumbace, fishekzjarre apo muzikë….
Mami i Shiloh ka menduar një mënyrë shumë të veçantë e ta pazakontë për të festuar ditën e lindjes së vajzës së saj. Shiloh e festoi ditën e shënuar në një “Escape Room” në Los Anxhelos.
“Escape Room” është një dhomë në të cilën ka misione për të përmbushur, në mënyrë që të dalësh nga ajo dhomë e mbyllur. Duhet të zgjidhës mistere dhe të jesh mjaftueshëm kreativ për t’i dhënë zgjidhje problemeve në atë dhomë.
Me siguri vajza e Jolie dhe Pitt e ka shijuar shumë këtë eksperiencë të veçantë. Shiloh që prej fëmijërisë ndonëse ka lindur vajzë, nuk është ndjerë asnjëherë e tillë dhe prindërit vendosën që ajo t’i nënshtrohej një terapie, sipas së cilës nëpërmjet hormoneve do të mund të kthehet në djalë.