Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të përjetojë për herë të dytë ndjesinë e bukur të të qenit nënë.
Burime për lapsi.al kanë konfirmuar se Xhaçka dhe bashkëshorti Artan Gaçi do të bëhen prindër për herë të dytë, tre vite pas lindjes së vajzës së tyre të parë Hana.
Ministrja mendohet se është në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërsa gjinia e bebit ende nuk bëhet me dije, pasi prindërit kanë preferuar ta mbajnë për vetë këtë detaj nga përjetimi i ëmbël.