Blendi Klosi foli, por këtë herë jo si ministër. Ai është rrëfyer tek “ Rudina“ mbi martesën me producenten shumë të hijshme Nora Gega, me të cilën ka dy fëmijë, Aronin 9 vjec dhe Amlën 6 vjece. Klosi ka folur për kënaqësinë e madhe që I falin fëmijët ( ndonëse pranon me keqardhje se puna në politikë nuk e lejon të kalojë shujmë kohë me ta), ndërsa 12 vjet prej ditës së dasmës, kujton emocionet që pati përjetuar asokohe.
“Nora është shumë e bukur dhe e zbukuron fotografinë. Unë kam pasur shumë emocione ditën e dasmës, isha qull në djersë dhe vajza që po na ndihmonte me dasmën atë ditë më thoshte: “Qetësohu se nuk do të të gjejë gjë”. Ka dashur perëndia që të kalojmë shumë mirë këto vite dhe të jemi shokë shumë të mirë të njëri-tjetrit. Jemi në harmoni shumë të mirë të katërt”, shtoi ministri.