E ftuar e Bieta Sulos tek “Ftesë në Pesë” këtë radhë ishte një moderatore që I mungon prej disa kohësh ekranit: Eneida Xhelili, e cila kishte ardhur së bashku me të bijën, Frankën. Duke dalë pak nga festa e abetares, ajo preku dhe karrierën në television dhe e pranoi se mungesen e ekranit e ndien.
Dhe Bieta I tregoi surprizën e përgatitur për të: një videomesazh surprizë nga zonja Tefta, me të cilën kanë prezantuar bashkë për vite me radhë emisionet e mëngjesit. “Kaluan shumë vite që kemi punuar bashkë, pothuajse 13 vjet. Në një marrëdhënie jashtëzakonisht të pastër, të bukur, serioze, të sinqertë. E vlerësoj shumë këtë marrëdhënie me Eneidën, e kisha si vajzën time”, thoshte zonja Tefta, dhe kaq u desh që moderatorja të prekej deri në atë pikë, sat ë mos I mbante më lotët, duke dëshmuar kështu se kanë pasur vërtet një lidhje të vecantë.