KreuCelebrity

“Për të mirën e fëmijëve”: në shtëpinë e Amit dhe Ermalit ka një LIGJ!

 

Si çdo çift edhe Ami me Ermalin kanë mosmarrëveshjet dhe zënkat e tyre, ama në familjen Mamaqi ka një rregull që dy të rriturit duhet ta zbatojnë më patjetër.

Këtë të dielë, Amarda Toska ishte e ftuar në programin “E diell”, ku ndër të tjera rrëfeu marrëdhënien me Ermalin si dhe një pakt që çifti ka bërë me njëri tjetrin; ata asnjëherë nuk debatojnë në sy të fëmijëve dhe kjo është deçizive, nuk diskutohet.

“Çdo çift ka bashkëbisedimet e veta, ndoshta me pak tension për të bërë në shtëpi, por përpara fëmijëve këtë e kemi ligj.Dhe kur ndonjërin e merr vrulli dhe fillon dhe flet pak me tonalitete ndryshe, ja bëjmë me shenjë njëri-tjetrit që janë fëmijët prezent”; tregoi Ami para Edi Manushit.

Dhe në të vërtetë ka shumë të drejtë; pasi psikologët këshillojnë që asnjëherë të rriturit nuk duhet të debatojnë me tone të larta, apo të ashpra në praninë e fëmijëve, sepse kjo ndikon në krijimin e problemeve psikike të fëmijëvë gjatë proçesit të rritjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF