KreuStil Jetese

Jennifer Lopez me fustan Gucci: e cara nxjerr në pah korsenë me këmbë!

Aleati më i mirë i një dive? Nuk është truproja apo përgjegjësi për shtypin, parukieri apo stilisti: ai quhet Spanx, dhe është korseja modeluese me këmbë, e shpikur gati 20 vjet më parë nga Sara Blakely, që jo vetëm e ktheu atë në një sipërmarrëse miliardere, por i ndryshoi jetën dhe miliona grave, sidomos yjeve. Ato e përdorin rregullisht poshtë fustaneve luksoze në tapetin e kuq për të shmangur efektet joestetike. Por ndonjëherë ndodhin dhe incidente, si ky i Jennifer Lopez, e cila mbërriti me një fustan të jashtëzakonshëm Gucci për një ceremoni në shkollën ku diplomoheshin fëmijet e të fejuarit, Alex Rodriguez, por e cara e tij ekspozoi Spax-in.

Me sa duket edhe divat e super palestruara paskan nevojë për pak ndihmë, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF