Ermal Mamaqi nuk mund të shkëputet aq kollaj nga profesioni i tij edhe kur vjen puna te të shprehurit e dashurisë. Aktori komik ka dashur t’i bëjë një dedikim dashurie publik bashkëshortes së tij Amarda Toska, por ka shkaktuar të qeshura pa fund te ndjekësit në rrjetet sociale.
“Edhe pse ma hëngre kosin e frutave që kisha 2 ditë që e ruaja në frigo për ta ngrënë sot,unë prapë të dua”, shkruan Mamaqi nën një fotot të çiftit.
Ermali dhe Ami kanë më shumë se 1 dekadë bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve: Joelit dhe Sias.