Një tjetër ndarje përflitet se po ndodh në radhët e yjeve të Hollywood! Bradley Cooper dhe parnterja e tij, supermodelja Irina Shayk janë duke shkuar drejt ndarjes pas përpjekjeve të vazhdueshme për ta kthyer lidhjes e tyre si më parë.
“Asnjëri prej të dyve nuk është i lumtur. Marrëdhënia e tyre po varet në një fije peri.”, shprehen burimet pranë dyshes.
Aktori dhe ylli i pasarelave janë në lidhje dashurie që ka nisur që në vitin 2015 dhe janë prindër të një vajze 2-vjeçare.