KreuStil Jetese

Dhuroji vetes lëkurë të butë dhe depilim që zgjat

Metodat e ndryshme të depilimit dhe teknologjia IPL

Depilimi është i bezdisshëm, por nëse je femër, një proçes i tillë është pjesë esenciale e rutinës tënde.

Ka shumë mënyra për të hequr qimet e panevojshme, por disa prej tyre ju harxhojnë shumë kohë dhe janë shumë të dhimbshme, madje as nuk garantojnë rezultate cilësore.

Rruajtja dhe brisqet janë mënyra të shpejta për të eliminuar qimet, por shkaktojnë irritim, skuqje të lëkurës dhe rritja e qimeve është pothuajse e menjëhershme.

Kremrat depilues dhe dylli shkaktojnë djegie, dëmtim, plakje të parakohshme dhe pigmentim të lëkurës dhe përsëri qimet rriten brenda një ose dy javësh.

Qendrat estetike ofrojnë trajtime me lazer, por edhe proçedura të tilla nuk janë të përhershme pasi duhen përsëritur 2-3 herë në vit.

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që sot të kemi Philips Lumea Prestige, paisjen që të gjithë kemi dëshiruar. Me teknologjinë IPL (Intense Pulse Light) ajo heq edhe qimet më të imëta që keni në trup. Proçesi është i shpejtë, pa dhimbje, pa efekte anësore dhe ofron rezultatet më të mira.

1. Llamba emeton pulse të dritës që penetrojnë lëkurën duke arritur rrënjën e qimeve duke vendosur në “gjumë” rritjen e tyre. Qimet hiqen në mënyrë të natyrshme dhe rritja e tyre ndalon nga pulset në fjalë.

2- Philips Lumea Prestige ka shtesa të krijuara posaçërisht për t’u përshtatur me linjat e të gjitha pjesëve të trupit: Për trupin (këmbët, krahët, barkun, pjesën e bikinit), dhe fytyrën (pjesa e sipërme e buzëve, mjekra). Çdo shtesë që i vendoset pajisjes ndryshon në formë, filtër, dhe punon me një trajtim të programuar enkas për pjesë specifike të trupit. Detaj që siguron rezultate optimale.

Dhe a e dini cila është pjesa më e bukur? Këtë paisje mund ta përdorni lehtësisht në kushte shtëpie, pa ju dashur të lini orare dhe para në qendrat estetike! Cilatdo qofshin nevojat tuaja, IPL, ju shpëton kohë dhe lekë në afatgjatë.

Para 2 muajsh kemi kontaktuar Sarah Berisha, një nga fashion blogeret më të njohura shqiptare, të provojë Philips Lumea Prestige dhe të ndajë me ne eksperiencën e saj me produktin. Ndiqni më poshtë eksperiencën e saj.

Si ishte eksperienca e parë?

Lumea është kaq e thjeshtë dhe e qetë në përdorim, nuk përbën kurrfarë rreziku për shëndetin apo lëkurën tuaj, përkundrazi, do të vëreni ndryshime të jashtëzakonshme: lëkura nuk ka qenë asnjëherë kaq e lëmuar. Ajo që e bën edhe më emocionuese këtë shpikje gjeniale, është fakti që mund ta përdor për çdo pjesë të trupit, zonat intime, madje edhe për fytyrën.

Qimet filluan të bien dhe u rralluan shumë, lëkura ime ishte e butë, aspak e ashpër, dhe nuk më kishin dalë ende qimet e para. Depilim krejtësisht pa dhimbje, që dobëson qimen ngadalë. Tani më duhet të depilohem vetëm një herë në 4 javë, ose një herë në disa muaj dhe pasi të kem mbaruar 12 trajtimet rezultatet mund të zgjasin deri në 6 muaj. I bie 2 trajtime në vit! Lëkura imë do të jetë pergjithmonë e lëmuar.

Do e rekomandoje Philips Lumea Prestige?

Për të gjitha femrat e rekomandoj me bindje të plotë. Është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes, pa u shqetësuar për pamjen e lëkurës. Ja vlen plotësisht! Ndihem rehat dhe gati për sezonin e verës.

Vizitoni http://www.lumea.philips.com.al/për të zbuluar më tepër mbi produktin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF