KreuStil Jetese

Një ndër dasmat më të shtrenjta: Nga të ftuarit te hoteli luksoz, ja detajet e para të martesës së Bleros dhe Afronës

Në ditët e para të shtatorit, këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij modelja Afrona Dika do të kurorëzojnë në martesë historinë e tyre disavjeçare të dashurisë.  Dasma përflitet se do të jetë një ndër ceremonitë më të kushtueshme të showbizit të ndodhura kohëve të fundit.

Sipas burimeve të “Prive”, dasma mësohet se do të zhvillohet në hotelin më luksoz të ndodhur në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shengjin, ku do të jenë të ftuar rreth 600 persona,  qëdo të akomodohen për një natë në hotelin luksoz.

Ditëve të fundit çifti ka udhëtuar drejt Tiranës ku kanë realizuar edhe setin e parë fotografik të martesës, fotot nga i cili do të ekspozohen natën e dasmës në korridoret e ambientit ku do të zhvillohet ceremonia.

 

 

Nuse to be soon…?? Make Up & Hair: @anderratelie @anderrateliehair

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

Përflitet që dasma e çifit nga Kosova të jetë një ndër më të kushtueshmet në radhët e showbizit shqiptar. Kujtojmë që kjo është martesa e dytë e këngëtarit, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja aktorja Teuta Krasniqi me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Tara, 9-vjeç.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF