Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha tashmë nuk fshihen më! Dyshja ka qenë e pranishme në eventin e sfilatës së nusërisë së “Geraldina Sposa” mbajtur të enjten e 30 majit në Hotel Rogner.
Çifti i njohur i artistëve kanë zgjedhur të jenë së bashku në event, si rrallë herë, dhe siç shihet edhe nga fotoja që këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale shihet që Vitmari nuk ia ndan sytë.
Marsela dhe Vitmari prej pak vitesh janë në një histori dashurie që fillimisht u mbajt e fshehtë nga sytë e publikut e nuk dihet nëse çifti i muzikantëve po mendon ta kurorëzojë lidhjen në martesë.
Mos ndoshta Marsela ka shkruar në eventin e nusërisë për të pikasur fustanin e saj të bardhë? Le të shpresojmë që do të kemi dasmë së shpejti!









Stil Jetese
Pico Lactis, miku i familjes tuaj!



Stil Jetese
Dedikuar fëmijëve/ BordoKids për herë të parë!






Stil Jetese
Parfum origjinal apo i rreme? Si ta zbulosh!!

