KreuStil Jetese

Meryl Streep e mrekullueshme me fustanin pranveror me lule të Oscar de la Renta

Meryl Street i është bashkuar kastit të “Big Little Lies” ne premierën e sezonit të dytë e të ri të serialit. Dhe të mërkurën, fituesja e 3 cmimeve Oscar bëri një dalje të denjë e veshur me një fustan mëndafshi me lule, me lidhje në bel pjesë e koleksionit të stilistit të njohur Oscar de la Renta pre-fall 2019.

Aktorja 69-vjeçare flokët i kishte hedhur pas shpatullave, ndërsa mbante vathë në formë pende me gurë të zi. FUstanin pranveror me lule Streep e kishte veshur me një palë këpucë të zeza me majë të hapura pas (mules).

Ylli i kinematografisë iu bashkua kastit të aktorëve si vjehrra e personazhit të luajtur nga Nicole Kidman, bashkëshorti i të cilës në film vritet në sezonin final.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF