
Kënga Magjike e këtij viti do të jetë shumë ndryshe nga ajo që keni parë deri më tani. Producenti dhe drejtuesi i festivalit ka paralajmëruar se ky edicion i Këngës Magjike do të sjellë për herë të parë atë që është pritur dhe sugjeruar prej vitesh: votimin e publikut.
“Këtë vit në #kengamagjike veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e Neë Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit… nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët!”, shkruan Arditi.
Në fund të lajmërimit, Gjebrea ka ftuar të gjithë artistët që duan të jenë pjesë e magjisë së këtij edicioni që “të fillojnë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne” përfundon Arditi.


Pico Lactis, miku i familjes tuaj!



Dedikuar fëmijëve/ BordoKids për herë të parë!






Parfum origjinal apo i rreme? Si ta zbulosh!!








