KreuStil Jetese

“Mos i trego babit”, Emina Cunmulaj thyen rregullat, drejton makinën me vajzën në prehër

Emina Cunmulaj është vendosur për pak ditë në Malin e Zi së bashku me dy vajzat e saja të vogla Mia Soraya 1 vjeç dhe Ella Faria 3 vjeç.

Modelja dhe aktivistja e njohur ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendlindjes së saj dhe gjatë një pasditeje të kaluar me vajzën 3-vjeçare Ella Faria, ka zgjedhur të thyejë rregullat e qarkullimit rrugor të vendit.

Emina publikoi në Instagram një video gjatë së cilës shihet duke drejtuar makinën duke mbajtur në prehër vajzën, e cila sa nuk fluturon nga gëzimi.

E ndërgjegjshme për thyerjen e rregullave, aktivistja e njohur përgjatë videos dëgjohet t’i thotë vogëlushes “Mos i trego babit. Këtë gjë mund ta bëjmë këtu në Mal të Zi”.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF