KreuStil Jetese

Pas 10 vitesh bashkë, ndahet përfundimisht një tjetër çift VIP

Zyrtarisht, ka përfunduar gjithçka mes artistes së njohur të muzikës botërore Fergie dhe bashkëshortit të saj, aktorit Josh Duhamel.

Dyshja që pranoi ndarjen 2 vite më parë, në shtator të 2017-ës, tashmë kanë firmosur divorcin, që i dha fund bashkëjetesës së tyre 8-vjeçare.

Gergie dhe Josh Duhamel kanë së bashku një djalë tashmë 5-vjeçar të quajtur AXL. Ata nisën historinë e tyre të dashurisë në 2014-ën, u fejuan në 2007-ën dhe lidhën kurorë në vitin 2009.

Pas ndarjes këngëtarja tha se ajo nuk planifikonte të kishte fëmijë të tjerë në të ardhmen, ndonëse u shpreh se kurrë nuk thuhet kurrë. Nga ana tjetër, tashmë ish-bashkëshorti i saj ka pohuar pas ndarjes së ai ishte në kërkim të femrave më të reja në moshë, me të cilat të kishte mundësi të bënte fëmijë të tjerë në të ardhmen.

Çifti i njohur ka pohuar se pavarësisht ndarjes ruajnë një marëdhënie miqësore për hir të djalit të tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF