Blerina Bombaj rrëfeu një ditë më parë sesi kishte qenë Joni Peci personi që ishte bërë shkas për njohjen e saj me bashkëshortin actual me të cilin ka sot një martesë të lumturuar, të bekuar më dy fëmijë. “Me pak fjalë, Joni ishte shkesi“, shkroi ajo në Instagram. Por nuk qenka I vetmi emër I njohur që lidhjen ia detyron faktit që drejt atij që do të bëhej njeriu I jetës, I ka “shtyrë“ dikush tjetër.
Miriam Cami dhe Alban Skënderaj janë shumë të dashuruar, por paska qenë babai I Miriamit ai që e ka nxitur dikur të mendonte për një karrierë në Shqipëri, e të krijonte kontakte.
Aurela Gaçen, me të shoqin Skerdin, e njohu i ndjeri Dr. Flori
Artjola Toska, me një martesë 17 vjecare, u njoh me të shoqin në Prizren, në një darkë familjare të..miqve të tij!
Një mbrëmje mes miqsh ( në kullën pranë stadiumit Qemal Stafa) bëri bashkë edhe Arminën me Shkëlzenin
Tunës bashkëshortin e ardhshëm, Patrisin ia prezantoi pikërisht kunata, Nora Istrefi
Edhe Blendi Fevziu, të shoqen, Ines, e ka njohur nga miq të përbashkët ( fillimisht, sic thotë, në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit)