Nora Istrefi ka qenë e ftuara e të shtunës në “Xing me Ermalin” nga ku nuk kishte si të shpëtonte pa iu përgjigjur pyetjeve të sikletshme lidhur me sherrin e bujshëm mes bashkëshortit të saj Robert Berisha dhe kunatës Tuna.
Nora i habiti të gjithë me përgjigjen e saj duke thënë se e vlerëson Tunën si artiste, sidomos pas albumit të fundit dhe pohoi se ndonëse ato kanë qenë mikesha më herët kurrë nuk kanë qenë shoqe të ngushta. Nora shtoi se ajo vazhdon ta respektojë kunatën e saj dhe se nuk e ka armike.
“Mes meje personalisht dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka qenë një keqkuptim familjar siç edhe e keni parë”, tha ajo duke pohuar se sherri në familjen Berisha është fryrë edhe nga mediat pasi nuk është aq i rëndë sa paraqitet.


Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, e diel 9 Qershor 2019









Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 7 qershor 2019








