Mes një fushe gjigande plot me lule livando (aromën mund ta imagjononi vetë), stilisti francez Simon Porte Jacquemus kremtoi 10 vjetorin e krijimit të markës së tij duke prezantuar koleksionin unisex të Pranverë 2020 që përmbante 65 veshje.
Me siguri kjo ka qenë pasarela më e bukur dhe më origjonale që modelët kanë parakaluar ndonjëherë, pasi organizatorët kishin vendosur një tapet ngjyrë vjollcë në mes të fushës me livando, që ndodhet në Provence të Francës.
Për të mos mbetur vetëm tek mënyra origjinale e prezantimit, koleksioni Pranverë 2020 i 29 vjeçarit është thjesht i mahnitshëm.



















