
Albi Nako ka pasur një mësues shumë të mirë në jetë: babain e tij, Llaqin, dhe këtë e konsideron një fat të madh, të paktën këtë tregojnë pohimet e balerinit dhe koreografit që shprehet se do t`i jetë gjithmonë mirënjohës të dy prindërve të vet. Një pjesë të kësaj mirënjohjeje e tregoi me një video dhe dedikimin emocionues për ta, që vjen në ditën e 50 vjetorit të martesës së ciftit, dhe njëkohësisht në ditën e ditëlindjes së të atit të tij.
Në video, ata shihen bashkë duke kërcyer, ndërsa në krah, Albi shkruan: “Jeta është rrugëtim i gjatë dhe i vështirë por kur në krah ke bashkëudhëtar njeriun e duhur gjithçka rrezaton dritë. 50 vite së bashku sikur ishin dje… Gëzuar ditëlindjen babai im! Gëzuar 50 vite martesë mamaja ime së bashku me udhëtarin tënd të jetës. Ju dua pafund Suzana & Llaqi Nako! Vallëzimi nuk njeh moshë nga mosha 4 e deri 99 vjeç”!!!