KreuCelebrity

7 njerkat ‘cool’ të showbiz-it shqiptar!

Ditët e sotme të dalësh apo të martohesh me një burrë që ka fëmijë nuk përbën më problem! Paragjykime të tilla tashmë i janë lënë kohës së shkuar, pasi ajo që ka rëndësi në fund është dashuria dhe mirëkuptimi mes çiftit, por jo vetëm…

Një vajzë që zgjedh të ketë partner një burrë me fëmijë duhet ta ketë mirë parasysh që lumturia e fëmijëve qëndron mbi gjithçka për babain e tyre, ndaj më njerëzorja është që të tregohesh një njerkë e dashur me bonus djalin apo bonus vajzën.

Disa prej të famshmeve të showbiz-it shqiptar janë në një situatë të tillë, por për ta fëmijët që bashkëshortët kanë nga martesat e mëparshme nuk përbëjnë asnjë problem, ndaj ne të bordo.al  kemi vendosur t’i quajmë njerka ‘cool’. 

Eni Koçi: Gjini ka me të vërtetë një njerkë super ‘cool’. Tani djali i Genc Prelvukaj është vetëm 14 vjeç, por nuk do të kalojë shumë kur ai dhe partnerja e babait të tij Eni Koçi do të bëjnë biseda ku tema kryesore me siguri do të jenë vajzat. Ende nuk kemi parë konkretisht se çfarë marrëdhënie ka krijuar Eni me Gjinin, por për momentin po mjaftohemi me ‘like-t’ që dyshja i bëjnë njëri tjetrit në rrjete sociale.

Egreis Gjergjani: Blogerja e njohur shqiptare që jeton në Amerikë është martuar me Jeremy, një biznemen amerikan, i cili në momentin kur filloi të dilte me Egreis kishte 4 fëmijë. Çifti tani ka 3 fëmijë të tjerë së bashku, por nga postimet e shumta që blogerja bën në Instagram, fëmijët e Jeremy nga martesa e parë janë përherë prezentë në shtëpinë e çiftit. Egreis i quan fëmijët e burrit të saj ‘bonus vajzë’, e ‘bonus djalë’ duke na lënë të kuptojmë që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ta. Duket qartë se blogerja është shumë larg njerkës së keqe që shpesh jemi mësuar të hasim në filmat e Disneyt.


Zaimina Vasjari: Edhe pse këngëtarja kishte një lidhje shumë të gjatë me atë që është sot babai i vajzës së saj, deri vonë publiku nuk ishte në dijeni që Klodi, bashkëshorti i Zaiminës ishte edhe baba i dy vajzave adoleshente nga martesa me gruan e parë. Në ditëlindjen e njërës prej vajzave të bashkëshortit Zaimina për herë të parë publikoi fotot e tyre, duke e quajtur të voglën ‘princesha ime’. Këngëtarja ka rrëfyer pak kohë më parë në “Wake Up” se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me to dhe i do shumë.


Bieta Sulo: Duke qenë se Alban Dushi u divorcua nga ish-bashkëshortja shumë vite më parë kur vajza Joelle ishte shumë e vogël, partnerja e re e babit Bieta e ka parë atë të rritet para syve të saj,  ndaj me siguri kjo është  edhe arsyeja që moderatorja e “Ftesë në 5” ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e bashkëshortit. Edhe tani që Bieta prej një viti e gjysmë është bërë nënë vetë, në intervista të ndryshme është shprehur se ajo dhe Albani kanë dy fëmije. “Nuk dua të bëj rolin e mamit me Joelle, por dua të jem shoqja e saj më e mirë”; është shprehur Bieta për marrëdhënien që kanë krijuar bashkë dy vajzat. E ku ka më bukur!


Afrona Dika: Partnerja e këngëtarit Blero ka gjithashtu një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e atij që shumë shpejt do të bëhet bashkëshorti i saj. Afrona dhe Tara e duan shumë njëra tjetrën dhe këtë gjë Blero e ka parë si një vlerë të shtuar tek partnerja e tij. Çifti, vjeshtën e vitit 2019 do të lidhin kurorë, ku vogëlushja Tara do të jetë e ftuara e nderit.


Anxhela Martini: Në një festë surprizë të organizuar nga Angela për bashkëshortin Dragos Savulescu me rastin e ditëlindjes, u zbulua se ai ishte baba i një vogëlusheje. Nē fotot e publikuara gjatë ditëlindjes, mes Angelas dhe Dragos ndodhej edhe vajza e biznesmenit që e ka nga martesa e tij e parë.


Adelina Tahiri: Marrëdhënia e saj me bashkëshortin 50- vjeçar është përfolur shumë në media, por duket se këngêtarja Adelina Berisha na tregoi të gjithëve që dashuria nuk njeh moshë, ndaj pak muaj më parë ata mirëpritën djalin e tyre Jon. Por ky është fëmija i dytë për bashkëshortin e Adelinës, pasi ai ka një vajzë adoleshente nga martesa e parë. Këngëtarja nga Shkupi është shprehur se me vajzën e tij ka një marrëdhënie korrekte, por ka pranuar se nuk bëhet fjalë ende për një lidhje shumë të fortë e me shumë dashuri mes të dyjave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF