Ditën e djeshme djali i parë i Princ William dhe Kate Middleton festoi ditëlindjen e gjashtë, dhe krahas mijëra urimesh që vogëlushi George ka marrë, duket se rrjeti është acaruar me fjalët që xhaxhai i tij dhe bashkëshortja kanë zgjedhur për të uruar nipin.
“Gëzuar ditëlindjen ??! Të urojmë të kalosh një ditë të veçantë të mbushur me dashuri”; ishte urimi drejtuar vogëlushit George nga llogaria e Sussex-ëve në Instagram.
Por, këto fjalë në dukje të ngrohta e tejet korrekte, duket se nuk kanë qenë aspak të përshtatshme sipas komentuesve.
Ishin të shumtë ata që mendonin se Meghan dhe Harry duhej t’i drejtoheshin me Titull George-s duke qenë se ai është i treti në radhë për të qenë Mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.
“Ai është Mbreti juaj i ardhshëm. Tregoni respekt”
“George është vetëm një fëmijë 6 vjeç, por nuk duhet harruar Titulli Princ”
“Për ju ai është Princi. Mos harroni ta përmendni këtë”..
…Ishin disa prej komenteve që vinin theksin tek mungesa e respektit ndaj George!



















