Të gjithë e njohim Enrique Iglesias, bashkëshorten e tij Anna Kuornikova, apo babain këngëtarin legjendar Julio Iglesias, ama nënën e tij pakkush mund t’a njohi.
Isabel Preysler është nëna e këngëtarit të njohur, dhe ka qenë e martuar me babain e Enrique për shtatë vite, duke sjellë në jetë tre fëmijë. Preysler ka edhe katër fëmijë të tjerë nga martesa të tjera.
Nëna e Iglesias, tashmë 68 vjeçare është fotografuar këto ditë teksa po pushonte në ishujt Filipine ndërsa shenjat e moshës në fizikun e saj, vështirë se dallohen.
Ish- modelja dhe moderatorja me origjinë nga Filipinet mbetet po aq e bukur sa në rininë e saj.



















