Në vjeshtë të këtij viti Sara Hoxha pritet të sjellë ne jetë fëmijën e saj të dytë, i cili edhe kësaj here është djalë. Trashëgimtarja e Top Channel ndan here pas here momente nga eksperienca si nënë me ndjekësit e saj ne Instagram.
Pak ditë më parë teksa ndodhej me pushime, Sara postoi në rrjetin social librin që kishte marrë me vete.
“Libri i bebit të dytë”, titullohej botimi, me anë të të cilit mami Sara do të marrë disa leksione se si të ketë një shtatzëni të dytë të shëndetshme, e të krijojë një atmosferë të lumtur për fëmijën e parë dhe bebin në pritje.
Duket se në inbox-in e mamit të Londonit kanë ardhur dhjetëra mesazhe nga ndjekëset të cilat po përjetojnë për herë të parë eksperiencën e një shtatzënie, duke e pyetur se cilat kanë qenë librat që ajo ka lexuar gjatë pritjes së ëmbël të London Noor.
Tashmë si një mami me eksperiencë, Sara nuk ka nguruar aspak të ndajë me nënat e reja të gjitha botimet që asaj i është dashur të lexojë kur në bark kishte Londonin.
Nëse edhe juve ju nevojitet një guidë e tillë, hidhini një sy sugjerimeve të Sarës.