Një trend i ri paliçetash ka nisur të qarkullojë ndër blogere mode dhe influenuceve të rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat ‘kominoshet e punës’ siç njihet ndryshe në vendin tonë dhe editoret e modës shkruajnë se këto lloj paliçetash mund të jenë trendi më i ri i ditëve në vijim.
Modelet Irina Shayk e Rosie Huntington-Whiteley, aktorja Margot Robbie janë disa prej vajzave të njohura të ekranit që i kanë veshur kominoshet në fjalë duke bërë që trendi të ndiqet dhe që veshja në fjalë të tërheqë vëmendjen e vajzave të mmodës. Ja disa modele: