Filmi The Joker, me protagonist kryesor Joaquin Phoenix, ka fituar çmimin Luani i Artë në Festivalin e Filmit të Venecias.
Regjisori i filmit Todd Phillips konsiderohet që tani një nga kandidatët kryesorë për çmimin Oscar.
Çmimi i Madh i Jurisë shkoi për regjisorin Roman Polanski i cili mori pjesë në garë me filmin ‘An officer and a spy’ i cili pavarësisht debateve që shkaktoi pjesëmarrja e regjisorit në Festivalin e Venecias, juria e vlerësoi filmin e tij si më të mirin.
Polanski u dënua për përdhunim në vitin 1978 dhe prej atëhere është përballur me një numër akuzash për abuzim seksual.
Ai nuk ishte prezent në momentin e ndarjes së çmimit dhe trofeun e tij e tërhoqi bashkëshortja.



















