KreuStil Jetese

5 muaj pas abortit të bashkëshortes, aktori i famshëm 61-vjeçar baba për herë të 5-të

Aktori i njohur Alec Baldwin do të bëhet sërish baba. Ka qenë bashkëshortja e tij Hilaria, ajo e cila ka zbuluar këtë javë se çifti është në pritje për të sjellë në jetë fëmijën e tyre të pestë.  Lajmi i gëzuar vjen vetëm 5 muaj pasi 35-vjeçarja ndau lajmin  ehidhur se kishtë pësuar një abort në muajin Prill.

“Është ende herët…por ne sapo kemi mësuar se një person i vogël po rritet brenda meje”, shkroi Hilaria në një postim të bërë në Instagram. “Tingulli i kësaj zemre të fortë më bën shumë të lumtur dhe ne duam të ndajmë këtë lajm me ju, sidomos pas humbjes që përjetuam në pranverë. ne duam ta ndajmë këtë lajm sepse jemi shumë të lumtur dhe nuk duam ta fshehim shtatzëninë”.

Fëmiija që pritet të vijë në jetë do të jetë i pesti i martesës së Baldwin me spanjollen 35-vjeçare, ndërkohë që kujtojmë se aktori i famshëm ka edhe një vajzë 23-vjeçare Ireland Baldwin, nga martesa me Kim Basinger

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF