KreuStil Jetese

3 shqiptarët VIP që shkelën amFAR-in këtë vit; Ja çfarë veshën

Tre ishin shqiptarët e njohur që mundën të preknin nga afër amFAR Gala. Ermal Mamaqi, Amarda Toska dhe Aurela Hoxha ishin 3 emrat e njohur që udhëtuar drejt Italisë fundjavën e shkuar për të qenë prezent në eventin e rëndësishëm organizuar për dhurimin e donacioneve për fondacionin e kërkimeve për AIDS .

Eventi i mbajtur në Milano ka pasur të pranishëm shumë emra të njohur e të famshëm nga mbarë bota që kanë arakaluar edhe në Tapetin e Kuq. Të njëjtin fat e kanë pasur edhe shqiptarët që kanë mundur të ndalojnë disa sekonda përpara fotografëve nga e gjithë bota ardhur enkas për amFar Gala.

Ami kishte zgjedhur një gjatë ngjyrë mishi me shkëlqim dhe shfaqej e shoqëruar nga bashkëshorti i saj aktori Ermal Mamaqi i cili kishte zgjedhur të paraqitej në event me një kostum të zi.

Për të disatën herë në amFAR ishte e pranishme modelja shqiptare Aurela Hoxha e cila për këtë vit në Milano kishte veshur një fustan të gjatë çiklamin, bust e të çarë në njërën anë të këmbës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF