KreuStil Jetese

Në martesën e stilistes; Meghan me fustanin 14 mijë$ dhe Ivanka që nuk zhgënjen asnjëherë, konkurrojnë ‘kokë më kokë’

Meghan Markle ka mbërritur në martesën e mikeshës së saj të ngushtë, stilistes Misha Nono, e veshur me një fustan Valentino që kushton plot 13.500 dollarë.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Princ Harry, Meghan është pjesë e ceremonisë krah edhe të ftuarve të tjerë VIP si Ivanka Trump, Katy Perry, princeshat Beatrice dhe Eugenie, etj.

Duka dhe Dukesha e Sussex tërhoqën vëmendjen e të gjithëve kur mbërritën në ceremoninë e martesës së 31-vjeçares, ndërsa Meghan kishte veshur fustanin e shtrenjtë të Valentinos, një fustan me përbërje tyli dhe gurësh të shndrritshëm, i krijuar në Itali.

Por Meghan pavarësisht veshjes së shtrenjtë dhe shumë glamour pati një konkurrente të denjë që vodhi gjithashtu vëmendjen me stilin dhe pamjen e saj.

Ivanka Trump nuk zhgënjeu as kësaj here, teksa u shfaq në ceremoni krah bashkëshortit të saj Jared Kushner, e veshur me një fustaN elegant ngjyrë pjeshke. Me flokët e shkurtra të krehura me onde, vajza e presidentit të SHBA-ve, kishte vendosur një rrip gold në bel për t’i shtuar edhe më shumë hijeshi look-ut të saj.

Të tjerë emra të njohur të ftuar në martesën e stilistes që po mbahet në Villa Aurelia në Romë ishin edhe Katy Perry, James Corden, Paul Maçartney, Karlie Kloss, etj.


Stilistja Misha Nono dhe partneri i saj Michael Hess

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF