KreuStil Jetese

Gëzim në familjen Xhaka, vjen në jetë një vajzë!

Familja e sportistëve Taulant dhe Granit Xhaka ka gëzim sot. Ndonëse të gjithë anëtarët e familjes janë duke numëruar ditët që bashkëshortja e Granitit, Leonita të sjellë në jetë fëmijën e parë, një tjetër vajzë i është shtuar familjes.

Agnesa, vajza e xhaxhait të futbollistëve ka sjellë në një jetë pak orë më parë një vajzë dhe lajmin e gëzuar e ka ndarë në Instagram bashkëshortja e Granitit, shtatzënë edhe vetë.

Kujtojmë se vëllezërit Xhaka janë shumë të lidhur me vajzën e tyre të xhaxhait e ndajë ardhja në jetë e vajzës së saj është pritur gjithë lumturi.

Së shpejti pritet që një tjetër bebush t’i shtohet familjes ndonëse Graniti dhe Leonita nuk e kanë zbuluar ende gjininë.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF