Lajmi i djeshëm tragjik për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca, për shkak të komplikacioneve pas lindjes së vajzës ka prekur mbarë opinionin publik.
32-vjeçarja prej vitesh ishte gazetare pranë Radio Televizionit të Kosovës, duke e bërë momentin e dhënies së lajmit të hidhur një ndër më të vështirët për kolegët.
Gjatë edicionit të lajmeve të orës 15:00 në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK), moderatorja Edona Musa, njëkohësisht dhe një nga miket e të ndjerës mezi ka arritur të përmbahet dhe është emocionuar.
Ajo me zë të dridhur dhe duke u kërkuar ndjesë shikuesve ka nisur të përlotet.
Kujtojmë që Ardita Sylejmani është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i cili është diplomat i Republikës së Kosovës në Hungari dhe humbi jetën në një spital në Budapest ku kishte shkuar për të sjellë në jetë vajzën, fëmijëne saj të tretë.


Parashikimi i Horoskopit, datë 20 shtator 2019






Gëzim në familjen Xhaka, vjen në jetë një vajzë!





Parashikimi i Horoskopit, datë 19 shtator 2019






