Për tri ditë me radhë në Shkup është mbajtur koncerti “Tingujt e Çarshisë”, i organizuar nga Qendra Informative Kulturore Shkup. Këtë vit koncerti kishte të ftuar këngëtarë të rinj dhe të njohur nga Shqipëria si Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, LUMI B etj.
Intv.al ka komunikuar me drejtoresha e QIK-ut Sermine Purrini e cila ka treguar se buxheti i këtij manifestimi tre ditorë ishte 3,65 milionë denarë dhe kjo shifër është ndarë mes artistëve të njohur e të rinj.
Më poshtë janë dhe çmimet pa TVSH që këngëtarët e njohur kanë marrë në këtë manifest.
Elvana Gjata – 11 mijë euro, Dafina Zeqiri – 4 mijë euro, Lum Berisha – 2.500 euro, Ylli Limani – 2.500 euro.
Ndërsa këngëtarët dhe artistët e rinj që morrën pjesë në këtë manifestim u paguan vetëm 100 euro.
Kështu ajo që vihet re është se Elvana Gjata është këngëtarja më e paguar e koncertit dhe se ajo ka marrë 4 fish më shumë se Ylli Limani, një ndër artistët më të njohur e më të kërkuar në koncerte.

Gëzim në familjen Xhaka, vjen në jetë një vajzë!





Parashikimi i Horoskopit, datë 19 shtator 2019










Parashikimi i Horoskopit, datë 18 shtator 2019



