KreuStil Jetese

SURPRIZA: Renato Mekolli përlotet në emision; një person i veçantë e përshëndet nga larg

Renato Mekolli ka qenë një prej të ftuarëve në puntatën e parë të këtij sezoni në emisionin ‘E diell’ në Top Channel.

Shefi i kuzhinës u pyet nga gazetarëtpër karrierën e tij dhe ndër të tjera rrëfeu edhe për rrugëtimin e tij në Greqi, në vendin kur a nisur edhe profesionin e tij dhe ka marrë mësimet e para të gatimit.

Shefi i emisionit “Hell’s Kitchen Albania” ka rrëfyer edhe sakrificat që i është dashur të bëjë për shkak të profesionit dhe gjërat që ka humbur për hir të punës së tij.

Një ndër momentet më emocionuese të intervistës së renatos ka qenë ai i surprizës që stafi i ‘E diell’ kishte përgatitur për të. Në ekran u shfaq shefi i parë i kuzhinës së Renatos, ai që e ka mësuar që në hapat e para, i cili e përshëndeste duke i uruar më të mirat.

Në këtë moment Mekolli është përlotur duke shtuar se arsyeja se pse u prek, ishte se ai njeri i kishte mësuar çdo gjë edhe kur i kishte bërtitur dhe i ishte sjellë ashpër.

Ishte mbështetja e publikut ajo që e ndihmoi Renaton ta kalojë këtë moment prekës duke shtuar se do të përpiqet ta sjellë në emision mësuesin e tij.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF